Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ka biseduar me Kryeministrin britanik, Boris Johnson .
Zelensky i ka raportuar për rrjedhjen e mbrojtjes së Ukrainë dhe rreth sulmeve tinëzare ndaj Kievit nga agresori.
“Sot Ukraina ka nevojë për mbështetjen mbrojtëse të partnerëve më shumë se kurrë. Ne kërkojmë kundërveprim efektiv nga Federata Ruse. Sanksionet duhet të forcohen më tej”, ishte kërkesa e Presidentit ukrainas në këto orë të vështira për të dhe kombin e tij.
Ndërsa, bombardimet mbi kryeqytet dhe lufta në shumë qytete të tjera, vijon të jetë e fortë. /Gazeta Enigma/.