“Ukraina pret 3 milionë predha artilerie nga aleatët e saj”

“Ukraina pret 3 milionë predha artilerie nga aleatët e saj”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina shpreson të marrë rreth 3 milionë predha artilerie nga aleatët e saj këtë vit, përfshirë 1.8 milionë nga një program i udhëhequr nga Republika Çeke.

Gjatë një takimi me presidentin çek dhe ish-gjeneralin e NATO-s, Petr Pavel të dielën, ai tha gjithashtu se po zhvillohen diskutime në lidhje me një shkollë të përbashkët ukrainase-çeke për trajnimin e pilotëve në avionët luftarakë amerikanë F-16.

“Natyrisht, për arsye sigurie, ne nuk mund të hapim një bazë të tillë në Ukrainë për momentin. Sulmet ruse vazhdojnë çdo ditë dhe për këtë arsye ne po punojmë me partnerët tanë për të siguruar që shkolla të tilla të mund të hapen jashtë Ukrainës dhe kjo do të ndodhë “, shpjegoi Volodymyr Zelensky.

Gjatë takimit, ai përsëriti thirrjen e tij për një pauzë 30-ditore të armiqësive, siç kishin propozuar fillimisht Shtetet e Bashkuara, dhe tha se besonte se një armëpushim me Rusinë ishte i mundur.

Related Articles