Ukraina pretendon se forcat ruse kanë bërë një tërheqje të shpejtë nga rrethi i Kievit

Ukraina pretendon se forcat ruse kanë bërë një tërheqje të shpejtë nga rrethi i Kievit

Ukraina pretendon se forcat ruse kanë bërë një tërheqje të shpejtë nga rrethi i Kievit, me zëvendësministrin e mbrojtjes i cili ka thënë se i gjithë rajoni rreth kryeqytetit është rimarrë.

Forcat ruse janë tërhequr nga qytetet kryesore duke përfshirë Irpin dhe Buchan.

Kryetari i bashkisë së Bucha tha se kanë gjetur një varr masiv në qytet i cili përmbante 280 trupa.

Autoritetet ukrainase thanë se trupi i një fotografi të njohur, Maks Levin, ishte gjetur pranë një fshati në rajonin rreth Kievit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Qindra banorë të Mariupolit kanë arritur të ikin nga qyteti i rrethuar me makina private dhe kanë mbërritur në qendrat e pritjes qindra kilometra në veri.

Por, një përpjekje e tretë radhazi nga Kryqi i Kuq për të dërguar një flotë prej dhjetëra autobusësh në portin jugor të Ukrainës ka dështuar sërish.

Këtë herë ata po kalojnë natën në rrugë dhe do të rifillojnë udhëtimin e tyre në mëngjes.

Related Articles