Ukraina pretendon se më shumë se 14,000 trupa ushtarake ruse janë vrarë, që nga fillimi i pushtimit, tri javë më parë.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur përmes një përditësimi në Facebook të shtunën, se 14,400 ushtarë rusë janë vrarë, raporton BBC.
Përditësimi po ashtu thotë se ushtria ka humbur shumë pajisje ushtarake, përfshirë rreth 1,470 transportues të blinduar, 60 tanke dhe mbi 100 avionë luftarakë dhe helikopterë.
Ndërkohë, burime perëndimore të inteligjencës kanë sugjeruar se rreth 7,000 trupa ruse janë vrarë dhe midis 14,000 dhe 21,000 të tjerë janë plagosur.
Kjo vjen pasi forcat ukrainase pretenduan se kishin vrarë një gjeneral të pestë rus, të premten.
Gjenerallejtënant Andrei Mordvichev do të ishte komandanti më i lartë rus i vrarë në konflikt deri më tani.