Ukraina pretendon se Rusia ka humbur mbi 15 mijë persona që nga fillimi i luftës

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur mbi 15 mijë persona që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 15 mijë e 600 personel që kur trupat pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, ka pretenduar qeveria e Ukrainës.

Autoritetet kanë thënë gjithashtu se forcat e armatosura ruse kanë humbur tani 517 tanke dhe një mijë e 578 automjete të blinduara.

Shifrat e dhëna nga zyrtarët ukrainas nuk mund të verifikohen nga Sky News dhe ekspertët theksojnë se është në interes të vendeve në luftë të japin vlerësime më të larta të viktimave të armikut.

Këtë muaj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në Ukrainë dhe një mijë e 597 të tjerë u plagosën.

Ishte hera e parë që Kremlini kishte dhënë një shifër për viktimat e tij që nga 24 shkurti./Gazeta Enigma/

Related Articles