Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka raportuar për 1,000 rusë të vrarë në 24-orët e fundit, ndërkohë që ka intensifikuar sulmet në rajonin Kursk, i cili kufizohet me rajonin Sumy të Ukrainës.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur forcat ruse kanë vazhduar të ndërmarrin ofensiva përgjatë vijës së frontit me artileri të rënda.
Rusia në mënyrë të ngjashme tha se po u shkakton viktima të shumta forcave ukrainase.
Në anën tjetër, Moska ka filluar transferimin e forcave shtesë në rajonin e Kurskut në përgjigje të inkursionit të madh të Ukrainës, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.
Kolona me sisteme raketash, artileri dhe tanke po shkojnë aktualisht në zonë.
Një gjendje e jashtëzakonshme federale është shpallur në rajonin Kursk.
Forcat ruse janë duke luftuar me trupat ukrainase për tre ditë pasi trupat e Kievit hynë në kufi.
Mendohet se rreth 1000 trupa ukrainase kaluan kufirin në orët e para të së martës me tanke dhe automjete të blinduara, të mbështetur nga dronë dhe artileri.