Ukraina rrit forcat pranë Bjellorusisë në rast sulmi nga Rusia

Ukraina rrit forcat pranë Bjellorusisë në rast sulmi nga Rusia

Ukraina ka rritur forcat e saj në rajonin verior pranë Bjellorusisë për të kundërshtuar çdo sulm të mundshëm të ripërtërirë rus përtej kufirit.

Nënkryetari i Drejtorisë Kryesore të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm, Oleksii Hromov në një konferencë për media tha se vendi ndihet i kërcënuar nga Bjellorusia.

“Për momentin krijimi i një force goditëse në Bjellorusi nuk është i dukshëm. Por ka dhe do të ketë kërcënime. Ne po reagojmë, tashmë kemi shtuar trupat në drejtimin verior”, tha Hromov, raporton Skynews.

Në javët e fundit, Rusia ka vendosur avionë dhe trupa në bazat ajrore në Bjellorusi, duke ngritur spektrin që një front tjetër mund të hapet në kufirin verior të Ukrainës.

Related Articles