Njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 10 nga 14 dronët që Rusia nisi gjatë natës duke synuar territorin e saj, thanë të dielën forcat ajrore të Ukrainës.
Në aplikacionin e mesazheve Telegram thanë se Rusia lëshoi dy raketa balistike Iskander M dhe një raketë ajrore të drejtuar Kh-59 duke synuar rajonin jugor të Odesës.
Raketa ajrore e drejtuar u shkatërrua, thanë forcat ajrore. Por nuk thanë se çfarë ndodhi me raketat Iskander apo nëse ka pasur ndonjë dëmtim si rezultat i sulmit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gjatë javës së kaluar Rusia përdori rreth 30 raketa të llojeve të ndryshme, më shumë se 800 bomba ajrore të drejtuara dhe pothuajse 300 dronë sulmues kundër Ukrainës, shkruan Reuters.