Ukraina shkatërron një urë në Rusi, vret vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët

Ukraina shkatërron një urë në Rusi, vret vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore, me gjasë HIMARS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të shkatërruar një urë mbi lumin Seym në rajonin Kursk, duke vrarë vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët.

“Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketa-hedhëse të prodhimit perëndimor, ndoshta amerikanë HIMARS”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse, të premten vonë në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruan Reuters,

“Si rezultat i sulmit në urën mbi lumin Seym në rrethin Glushkovo, ajo u shkatërrua plotësisht dhe vullnetarët që po ndihmonin popullatën civile të evakuuar u vranë”.

Related Articles