Ukraina sulmon urën që lidh Kransondarin me Krimenë

Ukraina sulmon urën që lidh Kransondarin me Krimenë

Një shpërthim masiv ka ndodhur në Urën e Kërçit në Krime.

Siç raporton CNN, burimi i shpërthimit mbetet i paqartë, por dyshohet se forcat ukrainase kanë goditur një rezervuar karburanti.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se ura tashmë është shembur, teksa është më e gjata në Evropë dhe strategjikishtë e rëndësishme pasi lidh rajonin e Kransondarit të Rusisë me gadishullin e Krimesë së aneksuar nga Rusia.

Ura e Kerçit është në gjendje të trajtojë 40,000 makina në ditë dhe të lëvizë 14 milionë pasagjerë dhe 13 milionë tonë ngarkesë në vite cila u hap në 2018.

VIDEO:

Related Articles