Ukraina thotë se forcat e tyre kanë avancuar më thellë në Rusi

Ukraina thotë se forcat e tyre kanë avancuar më thellë në Rusi

Rreth 200.000 banorë raportohet se janë evakuuar nga rajonet e Kurskut dhe Belgorodit të Rusisë në mes të inkursionit të vazhdueshëm të befasishëm të Ukrainës.

Duke folur me Radion Evropa e Lirë nga brenda Rusisë, një ushtar ukrainas tha se njësitë po përballen me degë të ndryshme të ushtrisë ruse në zonë.

Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të luftojnë në Rusi, Kievi thotë se ka marrë nën kontroll edhe 40 kilometra katrorë të rajonit të Kurskut më 13 gusht.

Autoritetet në rajonin Belgorod në perëndim të Rusisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme rajonale, pasi forcat ukrainase janë duke çarë përpara në inkursionin e tyre në rajonin fqinj, Kursk.

“Gjendja në rajonin tonë Belgorod mbetet tejet e vështirë dhe e tensionuar”, shkroi në telegram guvernatori i këtij rajoni, Vyacheslav Gladkov.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po kryejnë granatime ditore. Shtëpi janë dëmtuar dhe civilë janë vrarë dhe plagosur”, shtoi ai.

Më herët, Belgorodi njoftoi evakuimin e mijëra civilëve nga qarqet në kufi me Ukrainën dhe me rajonin e Kurskit.

Moska e ka deklaruar një “operacion antiterrorist” në rajonet Kursk, Belgorod dhe Briansk.

Related Articles