Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës një spital i fëmijëve në rajonin e Luhanskut ishte shënjestër e forcave ruse.
Shtatë fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekë, u evakuuan nga ndërtesa pasi çatia mori flakë.
Spitali është në qytetin e Severodonetsk, në rajonin e Luhanskut të Ukrainës lindore, shkruan Skynews.
Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase, deri tani raportohet se janë shkatërruar dhjetë sosh.