Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës tha se ka kapur dy agjentë të Rusisë që bënin komplot për vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky dhe zyrtarëve të tjerë të lartë si “një dhuratë” për Vladimir Putinin teksa ai u betua për një mandat të ri në Kremlin të martën.
Dy burrat ishin në shërbimin të rojës shtetërore të Ukrainës të rekrutuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) të cilët zbuluan informacione të klasifikuara në Moskë, tha Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) në aplikacionin Telegram.
Ata kishin për detyrë të gjenin dikë afër gardës presidenciale, i cili do të merrte peng Zelensky dhe më vonë do ta vriste atë, thuhet në deklaratën e SBU, pa e bërë të qartë se në cilën pikë komploti i supozuar ishte prishur.
“Sulmi terrorist, i cili supozohej të ishte një dhuratë për Putinin për inaugurimin, ishte me të vërtetë një dështim i shërbimeve speciale ruse”, citohet të ketë thënë shefi i SBU-së, Vasyl Maliuk, shkruan Reuters