Një komandant i një njësie elitë të marinsave rusë është raportuar se ka humbur jetën në një sulm raketor ukrainas, i cili sipas raportimeve ka marrë gjithashtu jetën e zëvendëskomandantit të Marinës Ruse.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali i pavarur në Telegram, Astra, duke cituar një postim tashmë të fshirë të autoriteteve lokale në vendlindjen e oficerit.
Sipas raportimit të The Moskow Times, Kolonel Sergei Ilyin, komandant i Brigadës së 155-të të Gardës së Këmbësorisë Detare të Flotës së Paqësorit, ka ndërruar jetë “gjatë operacionit special ushtarak” në Ukrainë.
Postimi i fshirë nga autoritetet, nuk ka specifikuar datën e vdekjes së Ilyin, por Astra ka ndarë një foto të një pankarte në funeralin e tij ku shkruhej data e lindjes dhe vdekjes: 26 nëntor 1985 – 2 korrik 2025. E po atë ditë, 2 korrik, kujtojmë se kishte raportime se 11 oficerë të lartë rusë të ushtrisë, përfshirë Zëvendëskomandantin e Marinës, Mikhail Gudkov, u vranë nga një sulm raketor ukrainas në rajonin jugperëndimor të Kurskut.