Inteligjenca ukrainase ka zbuluar një dron të ri rus, i cili përdoret për të imituar mbrojtjen ajrore ukrainase, por që është i përbërë tërësisht nga komponentë kineze.
Ky është rasti i parë që Rusia përdor armë të prodhuara plotësisht me pjesë kineze, duke treguar thellimin e bashkëpunimit midis Pekinit dhe Moskës, pavarësisht pretendimeve të Kinës për mosfurnizim me armë vdekjeprurëse në konfliktin ukrainas.
Droni UAV CBTS.611000, i rikuperuar dhe çmontuar nga inteligjenca ukrainase, shërben për zbulim dhe si karrem, por mund të mbajë edhe kokë luftarake deri në 15 kg. Afërsisht gjysma e pjesëve të tij vijnë nga kompania kineze CUAV Technology nga Guangdong, e cila ka njoftuar më parë kufizime në eksport në Rusi dhe Ukrainë, por produktet e saj janë gjetur shpesh në armët ruse.
Kina ka mohuar vazhdimisht se po furnizon palët në luftë me armë të tilla dhe thekson se kontrollon rreptësisht eksportet e artikujve e përdorim të dyfishtë.