Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, ka thënë se shtetasit e Ukrainës që po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin statusin e mbrojtur të përkohshëm (TPS).
Mayorkas tha se vendimi ka hyrë në fuqi nga e marta e kaluar e datës 1 mars.
Siguria Kombëtare zakonisht përcakton kombësitë nën TPS për shkak të konfliktit të armatosur të vazhdueshëm, fatkeqësive natyrore, epidemive ose kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme, të cilat i pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre.
Sipas kësaj kjo i bie që ukrainasit do të lejohen të qëndrojnë në vend në një kategori të veçantë jo emigrantësh.
Nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia qindra e mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre./Gazeta Enigma/
I am proud to announce that we will be providing Temporary Protected Status — or #TPS — to those Ukrainian nationals who are present in the United States as of March 1, 2022. pic.twitter.com/3tiR29HFJr— Secretary Alejandro Mayorkas (@SecMayorkas) March 3, 2022