Qytetarë ukrainas janë mbledhur këtë mëngjes në Kiev për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit, mes sfidave të vazhdueshme që po përballet Ukraina për shkak të luftës.
Të afërmit e ushtarëve të zhdukur u panë duke mbajtur flamuj dhe pankarta, ndërsa morën pjesë në një tubim të veçantë në kryeqytet, duke kujtuar të dashurit e tyre dhe duke kërkuar kthimin e tyre.
Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh i vendosur:
“Është vetëm çështje kohe para se Ukraina të jetë sërish së bashku si një familje. Asnjë pushtim i përkohshëm nuk mund ta ndryshojë këtë.”