Përfaqësim dinjitoz të grave, rinisë si dhe çdo qytetari gjilanas, premton Ardita Ukshini, nga AAK-ja e cila synon edhe një mandat si asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shkruan Gazeta Enigma.
Ajo thotë se ajo do të jetë zëri i rinisë gjilanase.
Ukshini e cila mbanë numrin 5 në listën e AAK-së, thotë se besimin e qytetarëve e ka fituar “jo me premtime boshe, por me qëndrime të qarta dhe parimore”.
“Për mua politika nuk është vetëm bindje partiake, por mbi të gjitha është guxim për të marrë vendime në të mirë të qytetit dhe qytetarëve”, thekson ajo.
“Me energjinë e rinisë, me profesionalizmin e një ekonomisteje, me guximin për të thënë “po” kur është për të mirën e qytetit dhe me pavarësinë time ekonomike, unë përfaqësoje gratë, rininë, familjet dhe çdo gjilanas që beson se politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve”, shton tutje Ukshini.
“Rikandidimi im është dëshmi se unë do të jem zëri i qytetarëve, përpara çdo zëri tjetër”.
Ukshini thotë se nuk u dorëzua përballë sfidave në mandatin e parë në asamble. “Sepse parimi nuk përjashtohet – parimi triumfon”.
“Me numrin 5 ,përpara bashkë!”
Kujtojmë se Kosovën e ndajnë pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar për 12 tetor.
Me 206 kandidatë në tërësi për kryetar komunash, premtimet e ofertat veç se kanë shkuar duke u rritur gjatë fushatës elektorale, që përfundon më 12 tetor, në 06:59 – një minutë para se të hapen kutitë e votimit/ Gazeta Enigma.