Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi sot uljen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas uljes së tyre në bursat ndërkombëtare.

Sipas vendimit të fundit të publikuar nga Ministria e Financave, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë (1.86 euro) për litër, nga 232 lekë për litër (1.92 euro) që ishte deri tani. Vendimi fillon të zbatohet nga ora 18:00 e pasdites së sotme.

Çmimi për benzinën do të tregtohet me 206 lekë (1.7 euro) për litër, nga 212 lekë për litër (1.75 euro) që ishte deri tani.

Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 104 lekë (0.86 euro) për litër.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim. 

Related Articles