Kjo sallë dhe të gjithë tjerat në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbetën të zbrazura, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për reduktimin e punës.
Me këtë vendim të KGJK-së, të gjitha Gjykatat anembanë vendit ofruan vetëm shërbime esenciale.
Kjo u shkaktoi shumë vështirësi atyre që patën të kryejnë punë këtë të enjte.
Deri këtu erdhi kur Qeveria e Kosovës vendosi që të shfuqizojë vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj për rritje të pagave për Gjykatësit e Prokurorët.
Këtë vendim, juristët po e shohin si antikushtetues.
Por krejt tjetër version ka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo në fakt e sheh të paligjshëm vendimin e Haradinajt për rritje të pagave për gjyqtarët e prokurorët.
Haxhiu kërkoi nga gjyqtarët e prokurorët të kthehen në punë. Sido që të jetë Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës i kërkuan qeverisë të shfuqizojë vendimin deri më 8 dhjetor, për t’u rikthyer punës normalisht.