Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se vendimi i qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është i kundërligjshëm.
Sipas tij, këtë e di edhe një jurist me njohuri elementare.
Miftaraj thekson se ky vendim nuk ka me gjetë zbatim dhe “nuk mund të zbatohet një vendim i kundërligjshëm”.
Reagimi i tij i plotë:
Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë per uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem.
Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu nje vendim i kunderligjshem.
Më vjen keq per Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e keshillojne në çeshtje te drejtesise. Keta nuk ia dojne te miren Kryeministrit. Te njejtit nuk duhet me vene ne situata te tilla Kryeministrin.