Fermerët në Gjermani kanë filluar të bllokojnë rrugët në shenjë proteste kundër uljes së subvencioneve, me rreth 200 traktorë të parkuar pranë Portës së Brandenburgut të Berlinit.
Rrugët janë bllokuar edhe në Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Saksoni dhe Bavari.
Ulja e subvencioneve erdhi si pasojë për të rregulluar një krizë buxhetore, pasi gjykata vendosi se buxheti i qeverisë për vitin 2024 ishte i paligjshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke reaguar ndaj bllokadave, Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, paralajmëroi se ndalimi i njerëzve për të shkuar në punë, shkollë ose për të parë një mjek “do të shkaktojë zemërim dhe mosmarrëveshje”.
Por fermerët janë të zemëruar dhe shoqata e tyre, DBV, i ka bërë thirrje qeverisë të anulojë të gjitha planet për shkurtimin e subvencioneve të fermerëve.
“Përndryshe, rrezikohet furnizimi me ushqime me cilësi të lartë,” paralajmëroi kreu i DBV Joachim Rukwied në një intervistë.
Ministrat po përpiqen të mbyllin një vrimë të zezë financiare prej dhjetëra miliarda euro pas një vendimi bombë në nëntor nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë, e cila e shpalli të paligjshëm buxhetin e qeverisë.