Ulje e temperaturave, gjatë javës në male edhe borë

Ulje e temperaturave, gjatë javës në male edhe borë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se kjo javë do të jetë me ndryshime drastike të motit, ku do të ketë ulje të temperaturave dhe sipas tij, në male edhe borë.

Sipas Gosalcit, do të ketë reshje të shumta të shiut dhe ulje të temperaturave deri në 2 gradë Celsius, në zonat e ulëta të vendit nga mesi i javës.

“Kjo javë e ndrrimit të muajve, do të filloj me ndryshime drastike të motit, e karakterizuar me reshje të shumta të shiut dhe ulje të temperaturave madje deri në 2°C, në zonat e ulëta të vendit nga mesi i javës”.

“Reshje të sqotës dhe borës priten në viset deri në 800m mbi nivelin e detit, ndërsa në këto zona nuk përjashtohet edhe krijimi i shtresave të theksuara të borës. Erërat veriore dhe të furishme që priten të enjten dhe të premten do të krijojnë ndjesinë e kushteve meteorologjike tipike që zakonisht ndodhin në dimër”, thuhet tutje në njoftimin e tij.

Related Articles