Klubi nga Lipjani, Ulpiana pas humbjes së primatit si ekip elitar i futbollit të Kosovës, mund ta humbasë edhe kapitenin e saj.
Egzon Qerimi mund të largohet shumë lehtë nga klubi lipjanas në afatin kalimtar të verës.
Demokracia.com nga burime të sigurta merr vesh se mesfushori mund të mbetet në Superligën e Kosovës edhe në edicionin e ri.
Siç bëjnë të ditur burimet e portalit, ai ka marrë dy oferta nga klubet që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.
28-vjeçari ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij, ndonëse mësohet se shumë shpejt do të jep fjalën përfundimtare të tij.
Qerimi edicionin e fundit ishte ndër futbollistët më të vlerësuar te Ulpiana. Pesë gola dhe pesë asistime ishte bilanci i tij me fanellën “bardhekaltër”.
Egzon Qerimi është pjesë e Ulpianës që nga vera e vitit 2020, ndërsa më parë ka luajtur edhe për disa skuadra tjera kosovare./