Ulqin: 19-vjeçari humb jetën pas një aksidenti tragjik në punë

Ulqin: 19-vjeçari humb jetën pas një aksidenti tragjik në punë

Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur të shtunën e 24 majit pas një aksidenti tragjik në punë në Ulqin, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Fshatit Krythë në Facebook.

I ndjeri ka qenë djali i mësuesit Rexhep Kurti nga fshati i Sukubines.

“Fshati Krythë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve dhe gjithë shoqërisë, për vdekjen e djalit të tyre”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma/

Related Articles