Ultrasi zgjidhet president i Hertha Berlin

Ultrasi zgjidhet president i Hertha Berlin

Kay Bernstein, një nga themeluesit e Harlekins Berlin’98, një grup tifozerie i Hertha Berlin, dhe tani pronar i një kompanie mediatike, është zgjedhur këtë të diel si presidenti i ri i klubit duke marrë 1670 nga 3040 vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme të asamblesë së përgjithshme dhe mundi dy kandidatët e tjerë.

Është hera e parë që një ish-anëtar i një grupi ultrasish të futbollit arrin të bëhet presidenti i një klubi dhe mediet në Gjermani raportojnë se Bernstein, 41 vjeç, është përjashtuar nga stadiumi tre herë në të kaluarën.

Pasi u zgjodh president i Herthas, Bernstein tha se klubi është në “terapi intensive”. Fitorja e tij si pasardhës i Werner Gegenbauer, i cili u largua nga posti pas 14 vitesh, u festua me gëzim nga tifozët e klubit të Berlinit.

Hertha Berlin arriti të shmangë rënien nga elita e futbollit gjerman këtë sezon, në play-off kundër Hamburgut. Pavarësisht se humbi ndeshjen e parë 0-1 në Berlin, Hertha fitoi në ndeshjen e dytë (0-2) për të vazhduar konkurrimin në Bundesliga.

Related Articles