Policia e Gjilanit ka aktivizuar “Unazën e çeliktë” për kapjen e personave të përfshirë në rastin e plagosjes së 40-vjeçarit, Arsim Krasniqi.
Të gjitha rrugët dalëse të qytetit janë bllokuar në kuadër të këtij operacioni policor.
Sipas informatave, bëhet fjalë për më shumë se një person të përfshirë, ndërsa automjeti i dyshuar është i tipit “Audi”.
Plagosja ndodhi në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë, ndërsa gjendja e 40-vjeçarit u raportua si e rëndë.
