Policia e Kosovës ka pranuar pajisje të specializuara si donacion nga UNDP-i, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin, zbulimin dhe konfiskimin e armëve të paligjshme, municioneve dhe lëndëve shpërthyese.
“Po ashtu në kuadër të këtij donacioni, janë dhuruar edhe 72 kabinete të metalit ku mund të ruhen 1,440 armë të gjata.. Ky kontribut ndihmon edhe në zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia falënderoi UNDP-në në Kosovë dhe financuesit si Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Britania e Madhe, Norvegjia, mbështetur nga Bashkimi Evropian.