“Unë fluturoj” – Ibrahimovic me kërcim spektakolar në ujë nga një jahti i lartë

“Unë fluturoj” – Ibrahimovic me kërcim spektakolar në ujë nga një jahti i lartë

Duket se Zlatan Ibrahimovic e ka lënë mbrapa zhgënjimin nga lëndimi që ia pamundësoi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020, pasi është parë i lumtur duke e shijuar pushimin e verës në det.

Ibrahimovic u rikthye në Kombëtaren e Suedisë në prag të Euro 2020, duke u paraqitur kundër Kosovës në fitoren e suedezëve në Prishtinë në Kualifikime për Botërorin e vitit 2022 në mars dhe pritej ta përfaqësonte vendin e vet në turneun e verës.

Megjithatë, sulmuesi i Milanit e pësoi një lëndim në gju në maj dhe nuk ia doli të riaftësohet në kohë për Euro 2020. Ai ishte pensionuar nga kombëtarja më 2016. Por derisa Suedia ka bërë mirë në Euro 2020 edhe pa të, Ibrahimovic ka ikur në pushim veror në det.

39-vjeçari e pa publikuar një video në llogarinë e vet në Instagram, të cilën e përshkroi “Ne fluturojmë”, ku shihet duke u hedhur në det nga një jaht i lartë.

Megjithëse në mungesë të atij që cilësohej si njeriu kryesor, Suedia ka bërë shumë mirë në Euro 2020 deri tani. Skuadra e Janne Andersson e fitoi Grupin E, duke e lënë mbrapa Spanjën, pas dy fitoreve dhe një barazimi. Suedia është e pamposhtur dhe në 1/8 e finales do të përballet me Ukrainën të martën, në kërkim të një vendi në çerekfinale. 

Related Articles