Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur përsëri për orientimin e tij fetar.
Molliqaj tha se është mirë sipas tij t’i qëndrohet karshi bindjeve ideologjike duke thënë se është ateist dhe jo antiteist.
“Besoj që disa prej diskutimeve që janë bërë kohëve të fundit, bartja e shamive, Kodi Civil, është mirë secili kur i mbështetë të na tregojë se prej cilit pozicion idelogjik i mbështetë. Unë jam atesit, nuk jam antiteist”, tha ai.
Molliqaj po ashtu tha se pas kësaj deklarate nuk pret vota nga besimtarët.
“Unë nuk jam kundër fesë as myslimane, as asaj katolike. Për mua është e rëndësishme ajo që e kam thanë, unë jam ateist, por PSD-ja nuk është ateiste, PSD-ja është sekulariste…Unë nuk pres vota prej besimtarëve, pas kësaj deklarate”, ka thënë ai në Politiko.
Më tej, Molliqaj ka thënë se në beson që në Kosovë ka islamo-fobi, por edhe islam politik, e që sipas tij të dyjat janë të dëmshme.