UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

UNESCO ka rekomanduar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës dhe miratimi pritet të kryhet në muajin shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.

Kumbaro e cilësoi këtë hap si një vlerësim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për natyrën e paprekur dhe përpjekjet e pandërprera në ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.

“Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon,” shkruan Kumbaro.Përfshirja përfundimtare e Luginës së Vjosës në listën e Rezervateve të Biosferës pritet të miratohet në shtator nga Këshilli përkatës i UNESCO-s, duke e vendosur këtë pasuri natyrore në një piedestal global.

Postimi i plotë:

Ditë të mbarë me një lajm që na mbush me emocion dhe krenari: #UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere

Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës ????????

Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm

Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit

Related Articles