Autokolona prej 20 kamionësh të cilët transportonin ndihmat që mbërritën në Gaza të shtunën, nuk ishte aq afër sa të plotësonte nevojat e njerëzve në enklavën e rrethuar, thanë zyrtarët.
Aty u dërguan 44 mijë shishe ujë të pijshëm, por UNICEF-i i cili dërgoi ujin, tha se kjo sasi ishte e mjaftueshme për 22 mijë njerëz për një ditë.
Ndërsa më shumë se 2 milionë njerëz jetojnë në Rripin e Gazës, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv
Uji ishte pjesë e një autokolone humanitare nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane dhe agjencitë e OKB-së, dhe është e vetmja kolonë që kaloi nëpër vendkalimin Rafah që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.