Reperi i njohur nga Kosova, Unikkatil, ka njoftuar se sonte para mesnatës do të publikojë një këngë të re, të cilën ia ka dedikuar vëllait të tij të ndjerë, Mentor Tee Palokaj, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.
Përmes një mesazhi emocional, Unikkatil shkroi:
“Çdo ditëlindje vëllau i êm më ka kërku vetëm këngë. Shpirti i tij e ka ndi këtë kong që e bona për ditëlindje, amo sonte para mesnatës e ndini edhe ju. Happy birthday my one and only!”
