United korr fitore të thellë në udhëtimin gjysmëfinal tek Bilbao

United korr fitore të thellë në udhëtimin gjysmëfinal tek Bilbao

Manchester United ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Athletic Bilbao në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës, 3-0.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Djajtë e Kuq shënuan nëpërmjet Aljeandro Garnachos, por që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, pas gjysmëore lojë, Casemiro pranoi një asistim nga Manuel Ugarte, për të kaluar Unitedin në epërsi.

Pesë minutra më vonë, Viviuan u ndëshkua direkt me karton të kuq, për të lënë Bilbaon me dhjetë lojtarë në fushë dhe një penallti e fituar për mysafirët.

Bruno Fernandes u tregua i saktë nga ;pika e bardhë, për të dyfishuar rezultatin për Unitedin.

Në minutën e 45-të, Bruno Fernandes sërish shënoi, me Manuel Ugarten sërish asistues.

Pjesa e dytë nuk solli gola, por që të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi.

Ky rezultat i shkon shumë përshtati Manchester Unitedit, që javën e ardhshme e pret Bilbaon në Old Trafford.

Related Articles