Unitedi lë prapa Juven, Chelsean dhe Liverpoolin në garën për Dembele

Unitedi lë prapa Juven, Chelsean dhe Liverpoolin në garën për Dembele

Sipas mediave spanjolle, Manchester Unitedi është duke i prirë garës për shërbimet e Ousmane Dembele, i cili mund të largohet nga Barcelona gjatë verës së ardhshme si lojtar i lirë.

Francezi ka kontratë me katalunasit deri në fund të sezonit aktual dhe sipas Sport.es, nuk e ka në plan që ta vazhdojë qëndrimin.

Katalunasit nuk mund t’i ofrojnë rritje page për shkak të probleme financiare të klubit, ashtu që rinovimi nuk pritet të ndodhë.

Barca dëshiron të dijë për planet e tij deri në fund të këtij muaji, ndërkohë që raportohet se klubi tashmë e ka bërë ofertë.

LEXO EDHE:

Porse Dembele nuk e ka në plan që ta nënshkruajë kontratën e re, ashtu që Manchester Unitedi është duke kryesuar garën për transferimin e tij.

Juventusi, Chelsea dhe Liverpooli, janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e 24-vjeçarit. 

Related Articles