Unitedi pëson humbjen më të thellë që nga viti 1931

Unitedi pëson humbjen më të thellë që nga viti 1931

Manchester United pësoi humbje të thellë sot nga Liverpooli, me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.

Për Djajtë e Kuq kjo është humbja më e thellë në histori të klubit, qysh nga viti 1931. Në atëbotë, Unitedi u mposht nga Wolfes, me rezultat 7-0, në datën 26 dhjetor 1931.

Unitedi i ka humbur edhe dy ndeshje tjera me rezultat 7-0, kundër Blackburn Rovers, më 10 prill 1926 dhe kundër Aston Villas në dhjetor të vitit 1930. 

Related Articles