Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim në institucione private

Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim në institucione private

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka vendosur që t’ua ndalojë profesorëve që janë pjesë e UP-së, të mbajnë mësim edhe në kolegje private.

Sipas vendimit, nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në institucione private të arsimit të lartë.

“Nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje/institucione private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së.

Related Articles