“Universiteti u shndërrua në provincë politike – Kur nuk ka dije shpërndahen mirënjohje”

“Universiteti u shndërrua në provincë politike – Kur nuk ka dije shpërndahen mirënjohje”

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimin e sotëm, ku Universiteti i Prishtinës ka vlerësuar me çmimin “Alumni Nderi i UP‑së” presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si personalitete publike që kanë qenë studentë të tij.

Analisti Haxhiu u shpreh i ashpër me këtë zhvillim, duke thënë se “kur një universitet nuk ka dije, shpërndahen mirënjohje”.

“Oborri i Universitetit të Prishtinës për të satën herë është kthyer në oborrin e pushtetit dhe nuk më befason. Befasia është se nuk ka reagim të atyre profesorëve që kur oborri i universitetit bëhet i pushtetit”, tha Haxhiu në Pressing.

“Ky rektor e shet autonominë e universitetit për fotografi. Ky është një lloj dëshpërimi i një rektori që kërkon legjitimitetin te pushteti”, tha Haxhiu.

“Universiteti nuk shndërrohet në vendin e dijës dhe kulturës apo reformës së madhe por në provincë politike”, vijoi Haxhiu.

Related Articles