Fakulteti Filozofik në konkursin për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm në Universitetin e Prishtinës, ka pranuar gruan e deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka, Yllka Syla-Uka si asistente në Departamentin e Antropologjisë.
Në këtë konkurs kishte aplikuar edhe Iliriana Blakaj e cila është kandidate për doktoraturë në universitetin e Oxfordit në Britani të Madhe teksa Yllka Uka ka të përfunduar studime në Tiranë.
Komisioni Vlerësues që bërë përzgjedhjen e kandidatëve përbëhej nga Tahir Latifi e Arsim Canolli dhe Durim Abdullahu.
Tahir Latifi dhe Durim Abdullahu kishin përzgjedhur Yllka Uka si kandidate e sukseshme për këtë pozitë ndërkaq Arsim Canolli kishte propozuar Iliriana Balakaj dhe propozimin e tij e kishte arsyetuar më një shkrim
“Duke vlerësuar përvojën më të gjatë në fushën përkatëse, që për mua është fusha e antropologjisë, jo mësimdhënia, mendoj se kandidatja Iliriana Blakaj, ka afër tetë vjet përvojë në kuadër të kohës së projekteve të realizuara, ndërsa kandidatja Yllka Syla-Uka ka vetëm katër vjetër përvojë në fushën përkatëse”, shkran Canolli në arsyetim.
Për këtë ka reaguar edhe Iliriana Balakaj e cila ka treguar se nuk janë marrë parasysh nga komisioni vlerësues kriteret specifike të kadidatëve.
“Në rastin tim personal, fakti që jam kandidate Phd në Universitetin e Oxford-it, fakti që kam më shumë përvojë në fushën përkatëse, fakti që kam botime, fakti që kam përvojë në asistim ligjërim në Universitetin e Oxford-it nuk krijon asnjë përparësi ndaj faktit që kandidatja tjetër ka qenë asistente në ushtrime në të kaluarën në UP.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Pozita ishte hapur për lëndët “Studimet e familjes në perspektivën krahasuese”, “Antropologji e gjinisë”, “Migrimi dhe siguria sociale”, “Antropologji urbane”, “Antropologji e ushqimit”, “Veshjet dhe identiteti”.
Për të lexuar raportin e komisionit vlerësues të këtij konkursi, klikoni KËTU.