UP renditet më së larti, në mesin e universiteteve shqipe

UP renditet më së larti, në mesin e universiteteve shqipe

Universiteti i Prishtinës (UP) është rikonfirmuar si universiteti më i mirë në gjuhën shqipe në renditjen e vitit 2026 të platformës ndërkombëtare “Webometrics”.

Sipas renditjes më të re globale, UP-ja pozicionohet në vendin e 2403-të, që përbën nivelin më të lartë që universiteti ka arritur ndonjëherë në këtë platformë. Për krahasim, në janar 2025 UP-ja ishte në vendin e 2543-të, ndërsa në fillim të vitit 2024 renditej e 2605-ta.

Platforma „Webometrics” vlerëson universitete nga e gjithë bota duke marrë parasysh dukshmërinë globale, prezencën digjitale, cilësinë dhe ndikimin e kërkimit shkencor, transparencën dhe performancën akademike.

Renditja e vitit 2026 përfshin mbi 30,000 institucione të arsimit të lartë nga të gjitha kontinentet, duke konfirmuar kështu pozicionin e UP-së si lider ndër universitetet që ofrojnë mësim në gjuhën shqipe.

Ky sukses reflekton përpjekjet e vazhdueshme të universitetit për të rritur cilësinë akademike, inovacionin dhe prezencën globale në shkencë dhe arsim.

Related Articles