Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në ndër vite ka lënë miliona njerëz në Florida pa energji elektrike dhe ujërat e përmbytjeve janë rritur në brendësi të vendit.
Uragani Ian goditi tokën të mërkurën, duke u përplasur në bregdet me shpejtësi të erës prej 241 kilometra në orë.
Në pamje të publikuara në rrjete sociale janë parë shtëpi të dëmtuara, makina të zhytura në ujë si dhe shumë pemë të shkulura nga toka.
Ian tani ka kaluar nga një stuhi e kategorisë së katërt në një stuhi të kategorisë një.
Megjithatë, qytetarët e Floridës janë paralajmëruar se këto 24 orë janë më të rrezikshme, si dhe u është kërkuar që të strehohen, shkruan BBC.