Javët që lam pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përballën me një uragan të quajtur Helene, i cili shkatërroi shumë shtëpi e rrugë duke kthyer qytetet në një kaos prej vërteti.
Pak ditë më vonë është paralajmëruar një uragan tjetër kësaj radhe i quajtur Milton.
Guvernatori i Georgias, Brian Kemp, ka shpallur gjendje emergjente për shkak të ndikimit që pritet të ketë ky uragan.
Ky urdhër që hyri në fuqi të martën dhe zgjat deri më 16 tetor, bën të mundur që shteti t’u ofrojë ndihmë njerëzve dhe komuniteteve të prekura nga stuhia.
Siç bëhet e ditur, uragani pritet të zbresë përgjatë bregut perëndimor të Floridës, por pjesë të Georgias janë nën stuhi tropikale dhe mund të goditen me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura ndërsa Milton përshkon Floridën.
Qendra Kombëtare e SHBA-së për Uragane e ka ngrehur shkallën e Miltonit në kategorinë 5 të stuhisë.
Presidenti Joe Biden ka thënë se ky uragan mund të përbëjë kërcënim historik për Floridën.
“Mund të jetë stuhia më e rëndë që e godet Floridën në mbi një shekull”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma