Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka cilësuar seancën e sotme ku do të votohet për Qeverinë e re, me të mandatuarin Glauk Konjufcën.
Gjatë prezantimit të kabinetit, Konjufca e prezantoi Kurtin si zëvendëskryeministër të parë e Ministër të Punëve të Jashtme.
Ismaili ka thënë se edhe vetë Konjufca e di se nuk mund të jetë kryeministër e Kurti zëvendës i tij.
“Seancë që në thelb është e pakuptimtë, sepse rezultati dihet. As Konjufca s’beson që mund të jetë kryeministër i vërtetë e Kurti zëvendës i tij…Kjo seancë është farsë, me një kandidat që e di vetë që nuk mund të luajë rolin e kryeministrit”, ka thënë Ismaili.
Ai bëri me dije se vota e PDK-së do të jetë kundër.
Ismaili ka thënë se Konjufca nuk ka mundur as t’i zgjedh ministrat e tij.
