“Uran Ismaili është kandidati më serioz për ta fituar Prishtinën”

“Uran Ismaili është kandidati më serioz për ta fituar Prishtinën”

Analisti politik Azdren Shala mbrëmjen e së martës në një deklaratë për media ka thënë se pa asnjë dyshim Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, do të shkojë në balotazh nga zgjedhjet e 12 tetorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se këtë bindje e ka për shkak të punëve dhe sukseseve që i pati Ismaili si ministër i Shëndetësisë.

“Tek Uran Ismaili shoh rezultate, për shembull gjatë viteve e gjysmë sa ka qenë ministër, ai ka bërë ndarjen e blerjeve të barnave me çmime abuzive janë kursyer 6 milionë euro për një vit”, tha Shala në “Rubikon”.

“Më pas ka nënshkruar udhëzimin administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, ofrimi i shërbimi për 24 orë në kardiologji, përmirësimi i infrastrukturës në institucionet publike të shëndetësisë, përmirësimi i dukshëm i raportit të Zyrës së Auditimit, si dhe rritja rekodrde për punëtorët e shëndetësisë”.

“Me këto arritje që i ka bërë për dy vite e gjysmë për mua e bënë kandidatin me serioz për ta fituar Prishtinën”, tha Shala. 

Related Articles