Prishtina do të shkojë në balotazh me Arben Vitinë dhe Përparim Ramën. Uran Ismaili ka arritur të jetë në vendin e tretë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Pas këtij rezultati, Ismaili ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku falënderoi qytetarët që votuan.
Ai u shpreh se sot doli në pah në Prishtinë një frymë e re, teksa shtoi që fara është mbjellë.
“Falemnderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë”.
“Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Falemnderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon“, ka shkruar Ismaili./Gazeta Enigma/