Uran Ismaili për garën në Prishtinë: Synoj të dal i pari

Uran Ismaili për garën në Prishtinë: Synoj të dal i pari

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, deklaroi se fokusi i tij është që t’i fitojë zgjedhjet lokale për kryeqytetin.

Ai u shpreh krenar dhe i lumtur me ekipin e tij për listën në Prishtinë, duke thënë se kandidatët për kuvendin komunal e mbushin me kurajo

“Fokusi im është të dal i pari në këtë garë”, tha Ismaili në Pressing.

“Ajo çka na duhet me u fokusu është ato që i premtojmë t’i realizojmë…Të fuqizojmë ekipin tonë, të punojmë së bashku”.

“Jam tepër i lumtur dhe krenar me listën që garoj, nga numri 56 deri te numri 2. Të gjithë janë njerëz që kisha garu edhe njëherë, i kisha thirrë edhe njëherë. Janë njerëz që i çmoj e kanë kontribut për qytetin. Kjo më jep zemër e kurajo që të punojmë me dalë në vendin e parë”, tha Ismaili.

Related Articles