Urdhërarrest ndaj Atilla Kardesh, nuk u paraqit në gjyq për rrahjen e Drenusha Latifit

Urdhërarrest ndaj Atilla Kardesh, nuk u paraqit në gjyq për rrahjen e Drenusha Latifit

Është shpallur urdhërarrest për Atilla Kardesh, i denoncuar për dhunë në familje, pasi nuk është paraqitur në seancën e paraparë gjyqësore.

Klan Kosova ka publikuar aktvendimin e seancës së datës 24 korrik, ku thuhet se Atilla Kardesh nuk ishte i pranishëm në seancë, dhe se mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Në seancë e pranishme ishte ish-bashkëshortja e Kardesh, Drenusha Latifi.

Avokatin i tij, Visar Gorani, ka thënë se për arsye personale Atilla nuk ishte në seancë pasi kishte shkuar në Suedi për një obligim të tijin me nënshtetësinë suedeze.

Related Articles