Urdhëroi ndërprerjen e punimeve, Inspektori raporton se u kërcënua nga pronari i një objekti në Kaçanik

Urdhëroi ndërprerjen e punimeve, Inspektori raporton se u kërcënua nga pronari i një objekti në Kaçanik

Jo vetëm kryeqyteti, por edhe qytetet tjera kanë marrë një hov të madh të ndërtimeve të objekteve banesore  të larta. Megjithatë, jo të gjitha ndërtesat i plotësojnë kushtet ligjore që parashihen për ndërtimin e tyre. Inspektorët komunalë që urdhërojnë rrënimin dhe ndërprerjen e punimeve shumë shpesh përballen edhe me kërcënime.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të enjten, në rrugën “Hamzë Jashari” në Kaçanik, ku inspektorët komunalë dyshohet se kanë kërkuar nga pronari i një objekti t’i ndalin punimet, pasi s’ka qenë i pajisur me leje.

Për pasojë, një inspektor dyshohet se është kanosur nga i dyshuari, i cili sipas tij e ka fyer e për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka sulmuar, duke e shtyrë me forcë.

Posa rasti është denoncuar në Polici, palët janë shoqëruar për të dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur, me ç’rast i dyshuari e ka mohuar ta ketë kërcënuar inspektorin komunal.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Related Articles