Urologu i reagon Bislimit: Mos bëni krahasime me Gjermaninë, ne nuk kemi as penjë

Urologu i reagon Bislimit: Mos bëni krahasime me Gjermaninë, ne nuk kemi as penjë

Urologu kosovar, Liridon Selmani ka reaguar pas deklaratave të zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se edhe nga Gjermani ikin mjekët.

Selmani ka numëruar plotë pesë fakte pse largimi i mjekëve kosovar nuk bën të krahasohet me ata të Gjermanisë.

Si pikë të parë Selamani ka cekur Ligjin e Pagave të cilin qeveria sipas tij nuk e ka fare në prioritetet e tyre.

Urologu ka treguar edhe dëmet që po shkaktohen nga largimi i mjekëve nga Kosova, dhe ballafaqimet që kanë hasur në klinika.

Selami i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti për reflektim pasi situata e ikjes së mjekëve nga institucionet kosovare është shumë herë më e rënduar dhe ne pas 10 vitesh nuk do të kemi një vend nga ku do të na vinin mjekët zëvendësues.

Postimi i plotë:

Si mjek i angazhuar në sistemin shëndetësor nuk mund të mos jesh i ofenduar nga deklaratat e Qeveritarëve lidhur me largimin e mjekëve nga institucionet publike.

Pasi që pajtohem plotësisht me reagimin e Odës së Mjekëve dua të shtoj edhe disa fakte për të sjellë pasqyrimin e plotë të situatës aktuale në shëndetësi:

– Vetëm në muajt e kaluar nga Klinika e Anestezionit jane larguar disa mjek me përvojë dhe tani ndodhemi para situatës ku cdo ditë dështojnë intervenimet kirurgjike si pasojë e mungesës së Anesteziologëve – ata që kanë mbetur janë të mbingarkuar me kujdestari dhe punë enorme.

– Po ashtu, nga institucionet publike janë larguar plotësisht apo kanë marr pushim pa pagesë disa kirurgë cilësorë dhe me përvojë – duke ulur cilësinë e shërbimeve.

– Mjekët e rinj në specializim janë aq shumë për nga numri sa shpesh për ta nuk ka vend në klinika. Nga ana tjetër ata nuk mbajnë kujdestaritë me rregull pasi ato nuk iu paguhen – nesër do të kemi licencim të mjekëve specialistë të cilët do të jenë te mangët profesionalisht pasi nuk kanë kaluar trajnim adekut.

– Klinikat ballafaqohen me mungesë materiali shpenzues (betadinë, penjë etj), kushte të mjerueshme në salla, mungesë investimesh në paisje, mungesë trajnimesh për metoda të reja dhe punë me improvizime.

– E fundit por jo edhe për nga rëndësia Ligji i Pagave tash sa kohë shihet që nuk e ka prioritetin Qeveritar.

Andaj, ju lutem mos bëni krahasime me Gjermaninë – situata e ikjes së mjekëve nga institucionet kosovare është shumë herë më e rënduar dhe ne pas 10 vitesh nuk do të kemi një vend nga ku do të na vinin mjekët zëvendësues.

Uroj që sa më parë të reflektoni fillimisht duke ndryshuar mendësinë, e pastaj duke marr masa konkrete.

Related Articles