Ursula von Der Leyen e paraqet Kosovën në hartë si pjesë të Serbisë, reagon ashpër Doris Pack

Ursula von Der Leyen e paraqet Kosovën në hartë si pjesë të Serbisë, reagon ashpër Doris Pack

Të mërkurën (01 janar) shefja e Komisionit Evropioan, Ursula von Der Leyen, ka publikuar një video në profilin e saj zyrtar në “X”, ku ka paraqitur hartën e Evropës dhe dy vendet e reja që janë shtuar në Zonën Schengen, Bullgaria dhe Rumania.

Ajo që bie në sy në këtë hartë është fakti se Kosova s’figuron si shtet dhe paraqitet si pjesë e Serbisë. Kjo ka nxitur reagime të shumta në postimin e shefes së Komisionit Evropian.

S’ka qëndruar pa reaguar as politikania gjermane, Doris Pack, e cila e ka pyetur bashkëkombasen e saj për Kosovën.

“Ku është shteti i Kosovës”, ka komentuar Pack në postimin e Von Der Leyen.

Von Der Leyen postimin e ka bërë dje në orën dy pasdite dhe videoja ka marrë rreth 2 milionë shikime.

Related Articles